Humbja e Enrik Mehmetit/ Kreu i KLSH: Ishte simbol i përkushtimit, vlerë për vendin

Gazetaria shqiptare humbi mbrëmjen e djeshme një prej zërave të saj më të përkushtuar. Enrik Mehmeti u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti në zonën e Zvërnecit, duke lënë pas një boshllëk të madh.
Teksa mori pjesë në homazhet e mbajtura ditën e sotme për gazetarin Enrik Mehmeti, kreu i KLSH-së Arben Shehu shprehu rrespektin e tij për gazetarët që vijonë punën me seriozitet edhe pas një humbjeje të tillë.
Ai shprehu dhimbjen e tij të dyfishtë për një “njeri të rrespektuar”, siç iu referua ai gazetarit të ndjerë Enrik Mehmeti i cili shton se ishte simbol i punës, sakrificave dhe përkushtimit.
“Gjatë këtyre viteve u mundua të japë mesazhin e madh që gjithësecili nga ne duhet ta zbatojë: Të përkrahim njëri-tjetrin, jeta është shumë e shkurt! Duhet të jemi vlerë për veten dhe vendin tonë!”– theksoi kreu i KLSH-së, Arben Shehu gjatë një deklarate për gazetarët.
Fjala e plotë:
Dua të shpreh rrespektin e madh për ju qe edhe pse humbët mikun dhe kolegun tuaj po e vijoni punën me devotshmëri dhe seriozitet.
Enriku ishte një humbje shumë e madhe për familjen e tij, por është një humbje e dyfishtë për Vlorën.
Në rradhë të parë ishte humbja e një personi i cili ishte i zoti i punës dhe sakrificave, simbol i përkushtimit gjatë gjithë këtyre viteve të pakta jete, por edhe simbol i punës së veçantë të një gazetari të lindur, një njeriu të rrespektuar.
Që pas marrjes së detyrës në krye të KLSH-së, kam pasur fatin që te punoja përkrah tij dhe më lejoni të shpreh dhimbjen time të madhe për humbjen e një njeriu që ishte në një nivel të lartë në të gjitha drejtimet.
Humbëm të gjithë një njeri i cili kishte në thelb përkushtim më të madh, atë të cilin duhet të ketë gjithësecili nga ne, përkushtimin për tu bërë krah njëri-tjetrit, për të qenë të bashkuar.
Gjatë këtyre viteve u mundua të japë mesazhin e madh që gjithësecili nga ne duhet ta zbatojë: Të përkrahim njëri-tjetrin, jeta është shumë e shkurt! Duhet të jemi vlerë për veten dhe vendin tonë!
View this post on Instagram
