Hidhet nga çatia e “shtëpisë së barit”, 23 vjeçari shqiptar thyen këmbën teksa po arratisej, arrestohet

Hidhet nga çatia e “shtëpisë së barit”, 23

Shqiptari Bledar Simaku është arrestuar në Angli pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Mediat britanike bëjnë me dije se 23-vjeçari është gjetur brenda fermës së kanabisit që e kishte ngritur në Bradford të Anglisë.

Sipas asaj që raportohet shqiptari ka tentuar të arratiset duke u hedhur nga çatia e shtëpisë por për fat të keq, ai ka thyer këmbën

Edhe pse me këmbën e thyer ai është përpjekur sërish që të largohej, por pa mundur që t’i shpëtojë prangave pasi policia ka bërë të mundur kapjen e tij përmes kamerave të sigurisë.

Ndër të tjera mësohet se ferma e kanabisit përfshinte pajisje të tilla si llambat e ngrohjes dhe sistemin e ujitjes. Në fermën e barit ndodheshin rreth 500 deri në 600 rrënjë kanabis, raportojne mediat

I riu shqiptar i arrestuar kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ndërsa iu gjet edhe karta e identitetit shqiptare.

 

EMISIONET