Salvador Aliu trafikonte dr*gë, i vëllai pastronte paratë! SPAK zbardh mesazhet: Kam 9 mln e 800 mijë euro cash

Salvador Aliu trafikonte dr*gë, i vëllai pastronte paratë! SPAK

Prokuroria e Posaçme thotë se Salvador Aliu është personi kyç, i cili merrej me trafikun e drogës, e ndërsa me ndihem të vëllait të tij Isa Aliu pastronte paratë në sektorë të ndryshme në Shqipëri.

Pas marrjes së të dhënave nga policia SPAK nisi me verifikimet ku fillimit mori kodet e “Sky Ecc”.

Nga analizimi i këtyre akteve, mësohet dyshime arsyeshëm për të dhe për një grup kriminal, të cilët vepronin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë!

Më konkretisht janë identifikuar shtetasit shqiptarë, Salvatore Aliu (alias Shpëtim Aliu i njohur si "Daja", "Qero", "Qerosi" "Viktor", Albo Pelon"), Sokol Bibaj, Salvatore Aliu, dyshohet të ketë furnizuar me kokainë shtetas të ndryshëm të cilët mundësonin daljen e sigurtë të kokainës së dërguar nga Aliu në portet kryesore të Evropës si Anvers, Roterdam, Bremen, etj, ndërkohë që për kokainën e trafikuar, ato kanë kryer pagesa të rregullta tek Aliu apo lidhjet e tij familjare, e veçanërisht tek vëllai i tij Isa Aliu, rezident në Shqipëri, i cili ka qenë përgjegjës për të ideuar një skemë të mirëfilltë pastrimi parash për llogari të vëllait të tij.

Salvador Aliu trafikonte dr*gë, i vëllai pastronte paratë! SPAK

Mësohet se vetëm për periudhën Gusht - Nëntor 2020, i hetuari Isa Aliu dokumentohet se ka marrë minimalisht në Shqipëri përafërsisht mbi 30 milion euro cash, para të fituara nga trafiku i kokainës i vëllait të tij, të hetuarit Salvatore Aliu.

Në datën 30.08.2020, Isa Aliu informon Salvatore se ka gjendje 6 milionë euro cash; në datën 15.09.2020 e informon se ka 9 milionë e 800 mijë euro. Në datën 30.08.2020, i hetuari Isa Aliu informon të hetuarin Salvatore se ka gjendje 6 milionë euro cash; në datën 15.09.2020 e informon se ka 9 milionë e 800 mijë euro.

Në datën 13.09.2020, i hetuari Salvatore i konfirmon Isait, se në vijim do të marrë edhe 30 dhjëzet) milionë të tjera.

Në vijimësi, i hetuari Salvatore Aliu e orienton të hetuarin Isa Aliun për mënyra të ndryshme të fshehjes së parave, duke i groposur në fuçi 50 litrash, apo edhe duke blerë apartamente të posaçme, me qëllim për t’i fshehur në brendësi të ndarjeve të ambienteve që mund të bëhen nëpër apartamente.

Salvatore Aliu është i shqetësuar për fshehjen e mirë të parave cash, duke i treguar të vëllait që duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund t'u ndodhë ndonjë surprizë edhe nga autoritetet shtetërore, duke qenë se tani "janë në nivele të rënda".

EMISIONET