KINA PUBLIKON “LIBRIN E BARDHË”/ Synon ndërtim i një sistemi më të drejtë të qeverisjes globale
Kina publikoi “Librin e Bardhë”, një document ku kërkon më shumë bashkëpunim mes vendeve dhe një rend botëror më të drejtë. Shefi I diplomacisë kineze bëri thirrje për respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe forcimin e rolit të OKB-së.

Përmes publikimit të “Librit të Bardhë” Kina synon të nxisë konsensus më të gjerë brenda bashkësisë ndërkombëtare, për të siguruar një qasje më efektive ndaj sfidave globale, për të përshpejtuar ndërtimin e një sistemi të qeverisjes globale më të drejtë dhe të barabartë.
Sipas librit të bardhë, të gjitha vendet duhet ta mbështesin me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb, të mbrojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të përkrahin normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare e që kanë në thelb qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.
Në një konferencën shtypi ku u paraqit ky libër i bardhë, ministri i Jashtëm i Kinës Ëang Yi(shqiptim: Uan Ji) bëri thirrje për përmbushjen e detyrimeve sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke mbështetur barazinë sovrane, duke iu përmbajtur sundimit ndërkombëtar të ligjit dhe duke kundërshtuar politikën e forcës dhe aktet e ngacmimit përballë sfidave globale në zhvillim.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për të rigjallëruar multilateralizmin, për të mbështetur rregullat dhe sundimin e ligjit, si edhe për të përmirësuar kapacitetin qeverisës, ndërsa bota po hyn në një periudhë të re turbullirash dhe transformimi.

