Hermes Nikaj tregon të vërtetën e arrestimit: Isha në hotel më një mikun dhe mikeshën time

Hermes Nikaj tregon të vërtetën e arrestimit: Isha në hotel

Hermes Nikaj ka qenë i ftuari special i mbrëmjes në sezonin e dytë të EXPULS nga Ronaldo Sharka, i cili ka nisur këtë të shtunën mbrëma, në ekranin gjeneralist të RTV Ora.

Pas arrestimit të bujshëm të rreth dy viteve më parë, ai vendosi të flasë për herë te parë dhe ekskluzivisht në këtë program.

"Fakti që unë jam ndaluar nuk do të thotë që jam fajtor. Ne fakt lirshëmëria imë e jetesës u keqpërdor nga forcat e policisë duke vëzhguar një përgjim me idenë se unë isha duke kryer një vepër penale. Më pas erdhi arrestimi në ambientet e një hoteli, ku kemi qenë për të pirë diçka ne fakt dhe as vetë nuk e mora vesh se si u përfshiva në këtë histori", u shpreh ai.

Më tej ai tha: "Mediat e shtrembëruan. Gazetarët nxorën helmin e tyre. Këto qimet e bëjnë tra. U habita dhe nga kolegët e mia. Unë nuk kam lidhje me asgjë qe është e jashtëligjshme."

I pyetur me kureshtje nga gazetari se si mund të arrestohet diçka qe thjeshtë ishte duke pirë diçka ne dhomën e hotelit, Hermesi u shpreh:

"Atë natë në fakt mua më merr një miku im në telefon. Kisha shumë kohë pa e takuar, duke qenë se ne jemi personazhe publik, preferoja shume të rrija në hotel jashtë syrit të njerëzve. Nuk është e thënë të bësh diçka, mund të rrish dhe për qejf. Në praninë e një miku dhe një vajze qe e njihja prej dy muajsh,  dhe më arrestuan si nëpër filma dhe nuk e prisja diçka të tillë."

EMISIONET