Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% për disa kategori që nga viti 2013

Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% për disa kategori që

Nga 1 korriku, rreth 900 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i ri i pensioneve me 2,7%, vendim i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se masa është pjesë e politikave të vazhdueshme të qeverisë për mbështetjen e pensionistëve.

“Një tjetër hap në mbështetje të pensionistëve. Nga 1 korriku, rreth 900 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i ri prej 2,7%, i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë”, tha Koçiu.

Sipas Koçiut, që nga viti 2013 pensionet kanë pësuar një rritje të qëndrueshme, duke arritur mbi 70% për disa kategori përfituesish. Ajo nënvizoi se qeveria do të vijojë të ndërmarrë politika konkrete në mbështetje të qytetarëve që kanë kontribuar për vite me radhë në zhvillimin e vendit.

“Ky vendim është pjesë e një rrugëtimi të gjatë që e kemi nisur që nga viti 2013. Përgjatë këtyre viteve, pensionet kanë njohur një rritje të qëndrueshme, duke arritur mbi 70% për disa kategori. Me politika konkrete, do të vijojmë të mbështesim ata që kanë kontribuar për vite me radhë për Shqipërinë”, theksoi Koçiu.

EMISIONET