Të shtëna me a*më në Gjermani! H*mbin jetën pesë persona, arrestohet autori

Të shtëna me a*më në Gjermani! H*mbin jetën pesë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin verior të Stade, në perëndim të Hamburgut, ku pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Incidenti tragjik ndodhi brenda një qendre kujdesi për të rinjtë në rrugën Dankersstraße, në qendër të qytetit. Sipas informacioneve të para, përveç viktimave, raportohet për disa persona të tjerë të plagosur, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mediat e huaja raportojnë se, një zëdhënës i forcave të rendit konfirmoi arrestimin e dy personave të dyshuar, mes të cilëve besohet se është edhe autori i të shtënave.

"Sipas rrjedhës së deritanishme të hetimit, ka pasur një vrasje në një qendër kujdesi për të rinjtë në Dankersstraße, duke rezultuar në viktima të shumta. Pesë persona u plagosën për vdekje, ndërsa të tjerë pësuan lëndime.

Si pjesë e hetimeve të menjëhershme dhe operacionit policor, u arrestuan dy të dyshuar, përfshirë edhe autorin e dyshuar të të shtënave. Hetimi për shkaqet dhe renditjen e saktë të ngjarjeve është duke vazhduar", tha një zëdhënës i policisë.

 

EMISIONET