Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (29-30 qershor 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Rajoni i Ballkanit dhe Europa Juglindore do të vijojnë nën ndikimin e valës së të nxehtit, , ndërsa Europa Lindore dhe pjesë të Europës Qendrore do të kenë vranësira.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë gjatë paradites. Pasdite priten shtim vranësirash dhe rritje e lagështirës në ajër, por pa reshje shiu. Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 40°C. Era do të fryjë mbi 35 km/h, ndërsa dallgëzimi 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Europës do të mbetet nën ndikimin e valës së të nxehtit, ndërsa Europa Qendrore dhe pjesë të Ballkanit do të kenë rrebeshe shiu dhe stuhi të izoluara.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta. Pasdite priten shtim vranësirash në gjysmën lindore të vendit, me rrebeshe afatshkurtra shiu.
Temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 40°C. Era do të fryjë në 45 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim 3 ballë.

