Zgjedhjet mbaruan, deputeti i PD-së ankohet: Nuk na del ne rroga që marrim, bëni llogaritë për kategoritë e tjera
Deputeti Saimir Korreshi, foli në Komisionin e Ligjeve për shqyrtimin e projektligjit për pagat e administratës publike.
Korreshi u shpreh se shumë kategori janë lënë pas dore dhe se sidomos pensionistët nuk kanë pasur vëmendjen e duhur.
“Marr shkas në lidhje me ligin, ka 10 vite që nuk është rritur asnjë 1000 lekë. 10700 lekë merr mamaja ime. Një bukë misri dhe një shishe kos bën 200 l, pra 6000 lekë në muaj.
4000 lekë janë ilaçe, tani mbeten 8 mijë lekë për drita ujë dhe me radhë. Të tjerët s’kanë leke për të blerë mbathje, për të ngrënë bukë.
Nuk mund të bësh jetë me 10 mijë lekë në muaj. Po të shohësh te tregu i Lushnjës, ke plot të moshuar ku shkojnë për të marrë ato që janë hedhur. Ju ftoj ti shihni me kamera.
Ju ftoj të gjithëve juve nëse ia dilni me rrogat në Parlament që të mbani familjen.
Ka 10 vite që njerëzit, që po s’patën fëmijë do vdisnin për bukë. Çfarë do bëhet me këta njerëz? Do i lëmë të presim vdekjen? Po ti kontrollosh burrat në Lushnje e ti kthesh përmbys s’kanë asnjë kaçole.
T'u thuash për të pirë kafe, do thotë që ka pirë, pra ka pirë që më datë 1 kur ka marrë pensionin. Ne jemi pro rritjeve të rrogave, pro ka një kategori që kanë më shumë nevojë”, u shpreh Korreshi.