PAMJET/ Grabitet posta tek "5 maji", një person futet me thikë në dorë e merr paratë

Një filial poste private është grabitur sot në rrugën 5 maji në kryeqytet.

Autori me rroba të zeza e kapuc ka hyrë në postë i armatosur me një thikë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

"Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën "5 Maji", një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit," njoftoi polciia.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

edison vatnikaj grabitet posta

EMISIONET