"Më erdhën në zyrë të pushoja prindërit e Arjan Hoxhës",Prençi: Kandidoi për Kamzën, ai rezulton azilant në Gjermani
Ish-drejtuesi i lartë i policisë së Shemsi Prençi në "Ora e Betit" në RTV Ora u shpreh se në 1994 PD e Tropojës dhe deputeti i Tropojës i kanë kërkuar të largonin nënën dhe babanë e Arjan Hoxhës nga puna pasi ishin familje ekstremiste e majtë.
Në këto zgjedhje, tha ai, PD e futi në garë si kandidat i Kamzës edhe pse ai rezultonte azilant në Gjermani. Humbja e tij shënoi një rënie masive të votave të demokratëve në Kamzë me plot -19 mijë.
"PD e Tropojës në 1994, Shoqata e të përndjekurve politikë, deputeti i Tropojës më kanë ardhur në zyrë dhe kërkonin largimin e babait dhe nënës së Arjan Hoxhës nga puna sepse kishin qënë familje ekstremiste e majte. Deri në 2017 babai dhe nëna e Arjan Hoxhës edhe sot aktualisht ata janë ende anëtarë të PS në Kamzë.
Por nuk ëshët kështu, unë nuk qasem më tek PD. Përkundër PD duhet të më kërkojë falje, jo të kandidonte Shemsiun se unë i kam thënë nuk kam ardhur për të kandiduar, për të fituar. Kam ardhur për të futur në gjallërim strukturat e PD. Mund të kandidonin të tjerë por jo si Arjan Hoxha që nuk përfaqësonin asnjë lloj niveli e inteligjence. Ai rezultonte azilant në Gjermani, si ta votojë Kamza një azilant në Gjermani," tha ai.