Debate të forta mes Reçit dhe avokatit të Lul Berishës: Je në listë për tu vrarë! Avokati: Dëshmo në gjyq,trego emra!

Debate të forta mes Reçit dhe avokatit të Lul Berishës: Je

Është shoqëruar me debate të ashpra seanca gjyqësore ndaj 6 të pandehurve, që akuzohen nga prokuroria e posaçme SPAK, për vrasjen e Vajdin Lamaj, Artan Arsit dhe Klodian Saliut. Ngjarje këto të ndodhura në 25 dhe 26 shkurtit 2005.

Edhe në këtë seancë, rradhën për të dëshmuar dhe përgjigjur pyetjeve të avokatëve, e kishte bashkëpuntori i SPAK, Luftar Reçi, i cili gjatë zhvillimit të gjyqit, ka polemizuar ashpër me avokatët e të pandehurit Lulzim Berisha dhe Indrit Rusi.

Debati ka lindur pas përfundimit të pyetje-përgjigjeve që dy të pandehurit Indrit Taullai dhe Emiljano Shullazi, i bënë bashkëpuntorit Luftar Reçi.

Reçi në fazën e përgjigjeve pati përplasje me Shullazin, për sa i përket vërtetësisë së dëshmisë së tij, duke shtuar se Shullazin ai e njihte shumë pak si person.

Luftar Reçi, pranoi në sallën e gjyqit se nuk ka qënë me Shullazin ditën dhe mbrëmjen kur është vrarë Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Por sipas tij çfarë ka dëgjuar në burgun e Peqinit nga i dënuari Viktor Imeri, ka treguar në prokurori për këtë ngjarje.

Por teksa Taullaiu dhe Emiljano Shullazi, përfunduan pjesën më të madhe të pyetjeve, ka ndërhyrë avokati Detar Hysi, që mbron interesat juridike të të pandehurve Lulzim Berisha dhe Indrit Rusi.

Pyetjeve të avokatit Hysi, Luftar Reçi i është përgjigjur me fjalët se avokati flet me zë të ulët dhe bën pyetje sit ë sigurimit të shtetit.

Bashkëpunëtori i prokurorisë, ka vijuar debatin me avokatin Hysi, duke e akuzuar këtë të fundit se i kishte marë shuma të mëdha parash Lulzim Berishës, për të mbrojtur me çdo kusht në këtë process gjyqësor.

Reçi ka hedhur akuza se intervistën e dhënë disa vite më parë, të pandehurit e kishin blerë 40 mijë euro tek një gazetare.

Por nga ana tjetër avokati është kundërpërgjigjur se paratë ja kishte marë për mbrojtjen ligjore Lulzim Berishës dhe për këtë mbrojtje, ka paguar dhe taska në shtet.

Ndërsa avokati Hysi, ka sulmuar Luftar Reçin në seancë, se duhet të ishte ai si dëshmitar që të tregonte, se sa para kishte marë nga prokuroria, për të dëshmuar shpifjet në gjyq.

Por sërisht Reçi, ka polemizuar duke shtuar se, avokati Hysi është në listë për tu vrarë, nga disa persona.

“…ju jeni në listë për tu vrarë…dhe nëse nuk ju vret kjo listë, kanë për të të vrarë ata që ju po mbroni në këtë gjyq…”-ka deklaruar në seancë Luftar Reçi.

Por avokati Hysi, është kundërpërgjigjur sërisht duke shtuar dhe kërkuar nga bashkëpuntori i Drejtësisë, që të tregojë emrat para gjykatës se kush ishin personat e listës që donin ta vrisnin.

Avokati Hysi ka vijuar polemikën me anëtarët e trupit gjykues, duke i kërkuar që ti tërhiqnin vëmëndje bashkë të pandehurit Luftar Reçi, me kërcënimet haptazi të bëra para gjykatës.

Nga ana tjetër dhe prokurorët mbajtën një qëndrim të ftohtë ndaj këtij debati. Ndërsa mes kësaj përplasje gjyqtarët vendosën të shtyjnë seancën për në datën 20 Prill, me qëllim vijim e pyetjeve të tjera për bashkëpuntorin e Drejtësisë Luftar Reçi.

Prej datës 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin.

Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

luftar reçi

EMISIONET