VENDIMI për "21 Janarin"/ Stasburgu: Shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, dhe moszbardhja e saj është shkelje

Gjykata e Stasburgut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! 

Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata ka gjetur mangësi në ligjin për përdorimin e armëve në operacionet e kontrollit të turmës. Sipas gjykatës, shteti dështoi të kontrollojë ngjarjen dhe përdori forcën vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e Nikës.

“Ligji i kohës dhe plani i masave të Gardës ishin me shkelje që nuk garantonin jetën. Pra, shteti ka përgjegjësi për vrasjen. Gjithashtu, moszbardhja e ngjarjes është shkelje.

Nuk ka dëmshpërblim, sepse nuk ka dashur Mark Nika që e ndoqi vetë çështjen.

Hetimi duhet të bëhet dhe dënohet fajtori, kushdo qoftë, si dhe duhet kontrolluar ligji i ri për armët, nëse i përmbush standardet”, thotë Gjykata e Strasburgut në vendimin e saj.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë, dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës. Megjithatë, familjarët e Nikës janë të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa janë shprehur “Prokuroria po luan ping pong” me dosjet. Ndaj, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut.

VENDIMI për  "21 Janarin"/ Stasburgu: Shteti ka

aleks nika edison vatnikaj

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET