Edukatorja i thyen këmbën vogëlushes në kopshtin e palicencuar, Llazo: Rasti mund të ishte parandaluar, Ministria të reagonte më shpejt

Ekspertja e edukimit Ana Llazo e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se rasti i dhunimit të 3-vjeçares në kopshtin privat nga edukatorja, hetimet e së cilës rezultuan se kopshti në fjalë ishte dhe i palicencuar, mund të ishte parandaluar.

“Mendoj se kontrollet duhej të ishit dhe duhet të jenë të rrepta, qoftë nga ana e ligjit, dhe mendoj se Ministria duhej të reagonte më herët dhe ndaj mendoj se ne mund ta parandalonim këtë rast.

Është një gjest dhe një akt shumë i shëmtuar dhe shpresoj të mos ndodhë më.

Mendoj se duhet angazhuar e gjithë Shqipëria, si shteti ashtu dhe shoqëria, përmes mesazheve kundër dhunës, apo të nisin trajnimet e thelluara, duhet ndryshuar strategjia dhe mendësia, dhe duhen përvjellë sa më shumë mesazhe kryesisht të drejtuar ndaj të rinjve”, theksoi ndër të tjera, ekspertja e Edukimit, Ana Llazo.

lili saraçi ana llazo

EMISIONET