GJKKO vendos 5 vite burg Bledar Zenelit, muratori i akuzuar për terrorizëm përfiton nga gjykimi i shkurtuar
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Bledar Zenelin, i akuzuar për terrorizëm.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.
Zeneli, me profesion murator, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me Anti-Terrorin, disa muaj më parë pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale bënte thirrje për sulme terroriste dhe mbështeste të ashtuquajturin Shtetin Islamik (ISIS).
31-vjeçari, Bledar Zeneli me profesion murator, u arestua më 28 korrik 2022 me urdhër ndalimit të SPAK dhe akuzohej për nxitje të thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
I mbajtur nën vëzhgimin e antiterrorit për një periudhë dy vjeçare, Zeneli akuzohet se përdori gjerësisht rrjetet sociale për të mbështetur ISIS, dhe sulmet e ndodhura gjatë kësaj kohe.
Zeneli, thotë SPAK, shfaqet duke komentuar kundër shtetit të tij, dhe duke bërë propogandë për shtetin islamik.