Arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim teksa tentoi të trafikonte emigrantë në Gjirokastër
Ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. N., 22 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 25”.
Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin qershor të vitit 2022, në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.