GJKKO pranon kërkesën e SPAK, çon për gjykim ish-gjyqtaren Margjeka dhe të pandehurit e tjerë

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, çon për gjykim ish-gjyqtaren

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK  për dërgimin për gjykim të ish-gjyqtares Mimoza Margjeka, burrin e saj Arben Cara, Orion Balin, avokatin e tij Skënder Demiraj, të vëllain  Nejton Bali dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka u arrestua pnë shtator 2020 pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të caktuar garanci pasurore për Orion Balin, i cili ishte në masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Bashkë me Margjekën u arrestuan dhe burri i ish-gjyqtares Arben Cara, avokati i Orion Balit Skënder Demiraj, i vëllai Nejton Bali dhe sekseri Klaudjo Zhilla.

Avokati Skënder Demiraj që mbron Orion Balin përmes njohjeve të tij ka ndërhyrë që përmes ryshfetit të nxirrte atë nga burgu duke kërkuar 6 mijë euro.

Të gjitha takimet dhe komunikimet e avokatit me vëllezërit Bali dhe të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe të vëzhguara nga SPAK.

Margjeka gjatë seancave në GJKKO ka akuzuar se arrestimi  dhe shkarkimi i saj janë politik pasi nuk i dha mandatin Valbona Sakos si kryetare e bashkisë së Durrësit.


GJKKO pranon kërkesën e SPAK, çon për gjykim ish-gjyqtaren

EMISIONET