Akuzohet për ngacmim seksual të të miturës, lihet në burg polici

Efektivi i policisë së Lezhës i akuzuar për ngacmim seksual të një minoreneje 13-vjeçare është lënë në qeli nga gjykata.  62- vjeçari mohoi akuzat duke e quajtur ngjarjen inskenim.

Gjykata e Lezhës la në burg efektivin e policisë Kol Kola, i cili u arrestua të martën me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare.

Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, 62-vjeçari ka mohuar akuzat duke e quajtur ngjarjen inskemim.

Para togave të zeza ai ka pranuar faktin se ka marrë minorenen në makinë nga Ishull Lezha me kërkesë të asaj vete për ta çuar tek një banese në Lezhë.

Por në mënyrë kategorike mohon ngacimin seksual, për të cilin është vënë nën akuzë pas denoncimit nga 13-vjeçarja.

Kjo e fundit, sipas dosjes hetimore pretendon se u dërgua në një shtëpi nga efektivi i policisë, i cili kreu veprime të turpshme dhe tentoi ta abuzojë.

Pavarësisht pretendimeve, gjyqtarja Elsa Ulliri e cilësoi të ligjshem arrestimin e policit dhe vendosi ta mbajë atë në burg.

Akuzohet për ngacmim seksual të të miturës, lihet në
Në foto: Momenti kur efektivi i policisë Kol Kola del nga gjykata

Togat e zeza pranuan kështu kërkesën e prokurorit Arben Agovi, i cili sipas dosjes hetimore e ka faktuar akuzën mbi bazë të pamjeve filmike.

Sipas dosjes, efektivi  Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale dhe ka kryer veprën e ngacmimit seksual.

Në sallë por dhe jashtë ambienteve të gjykatës ra në sy se nuk kishte asnjë familjar të policit që është pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit prej disa vitesh, duke shërbyer në disa zona të qarkut të Lezhës.

EMISIONET