Gjendet i pajetë në Elbasan 52 vjeçari nga Tirana

Gjendet  i pajetë në Elbasan 52 vjeçari nga Tirana
Foto ilustruese

Një 52 vjeçar është gjetur i pajetë në një tunel në Elbasan.

Viktima u gjet në vendin e quajtur "Gurorja", në fshatin Letan e dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Burime jozyrtare bëjnë me dije se viktima njihej si alkoolist.

"Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur "Gurorja", është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën," njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

EMISIONET