Gazetarët “rrethojnë” Hajdarin: Pse nuk e deklarove dënimin në Greqi? Flet Avokati: Ishte për disa kallëzime të bëra nga kundërshtari politik

Menjëherë pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është rrethuar nga gazetarët, të cilët po kërkonin arsyen e paraqitjes së tij në SPAK, pikërisht një ditë pas vendimit të KQZ-së që i shpëtoi mandatin e kryetarit të Bashkisë.

“Pse e fshehët dënimin në Greqi?”. “A jeni nga sot zyrtarisht i pandehur?”, ishin disa nga pyetjet të cilat Hajdari preferoi të mos u përgjigjej.

Ndërsa i vetmi që foli ishte avokati i tij, Theodhori Sollaku, i cili u provokua nga pyetja e gazetarit të “Ora News”, Edison Vatnikaj, nëse klienti i tij ishte marrë zyrtarisht si i pandehur.

“Jo. Nuk ka lidhje me këtë. Ishim këtu për t’u përgjigjur mbi disa padi të bëra nga subjektet politike kundërshtare të klientit tim”, sqaroi avokati Sollaku, duke nënkuptuar se bëhej fjalë për 6 paditë e bëra nga kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit në Bashkinë e Kuçovës, Lefter maliqi, i cili kallëzimin e fundit ndaj Hajdarit e ka bërë vetëm 24 orë më parë.

Gazetarët “rrethojnë” Hajdarin: Pse nuk e deklarove

edison vatnikaj kreshnik hajdari theodhori sollaku

EMISIONET