"Korrupsion në zgjedhje", Edison Memolla nuk shkon në GJKKO, nis gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës
Mbahet sot një seancë paraprake në GJKKO për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton për "Ora News" se vetë Memolla nuk është paraqitur në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij Plarent Ndreca.
Po ashtu mësohet se SPAK ka përfunduar hetimet dhe e akuzon Memollën për korrupsion ne zgjedhje.
Disa ditë më parë Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.