Frashëri në Kuçovë prej 10 vitesh pa ujë, akuzojnë bashkinë se u vodhi edhe lekët për rrugën
Prej 10 vitesh familjet në Frashër të Kuçovës vuajnë për mungesën e ujit të pijshëm.
Amortizimi i tubacioneve ka bërë që edhe çezmat të thahen e askush nuk kthen vëmendje te ta.
Në kushtet e mohimit të plotë, zgjodhën të hapin puse edhe pse në zonë malorë, 1 kilometër larg fshatit e prej aty kanë krijuar një rrjet artizanal.
Më e vështirë është situata për tokat bujqësore, teksa kosto për këtë investim thonë se u ka shkuar sa një ujësjellës i tërë.
Fshati është Vetëm 800 metër larg nga aksi nacional Kuçovë – Elbasan, por edhe rruga u është mohuar.
Madje ata akuzojnë bashkinë e Beratit për vjedhjen e rreth 20 milion lekëve të mbledhura nga ata vetë thonë se investimi i fundit i bërë në këtë aks ka qenë në periudhën e komunizmit.