Asnjë investim për Tërbaçin, fshati në Himarë s’ka rrugë, shëndetësi dhe madje as ushqimore

Fshati Tërbaç ndodhet vetëm 50 km larg Himarës, investimet e fundit në të nuk mbahet mend se kur janë bërë.

Banorët thonë se nuk ka rrugë, qendra shëndetësore dhe madje as një market ku të blejnë produktet bazë të shportës. Për këto arsye fshati sot është braktisur.

Gjendja e rrugëve në fshatrat e Himarës është njësoj si  përpara30 viteve.  Janë vetëm 5 km nga rruga e lumit të Vlorës deri në qendër të Fshatit Tërbaç, por për institucionet është jashtë vëmendjes.

Sipas banorëve mungesa e infrastrukturës është shkaku kryesor përse Tërbaçi po boshatiset.

Jo vetëm rruga, por në këtë fshat mungojnë edhe shërbimet e tjera të rëndësishme si shëndetësia apo arsimi. Nuk ka mundësi punësimi dhe jetesa bëhet më e vështirë.

Banorët e mbetur në këtë fshatë nuk kanë asnjë market  ku mund të blejnë produktet bazë të shportës. 

Tërbaçi gjendet rreth 50 km larg bashkisë Himarë që e ka në administrim, e megjithatë askush s’po i kthen sytë te ai. 

Asnjë investim për Tërbaçin, fshati në Himarë

edi ruçi tërbaçi

EMISIONET