FOTO-Lajmi/ Biznesmeni i ndërtimit Lulzim Morina paraqitet në SPAK. Hetime të reja për pallatin 9-katësh “pa leje”?

FOTO-Lajmi/ Biznesmeni i ndërtimit Lulzim Morina paraqitet në SPAK.

Biznesmeni i ndërtimit Lulzim Morina është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Edhe pse nuk dihen detaje nga arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, dyshohet se shkak është bërë objekti 9 katësh në zonën e Farkës, i cili u sekuestrua më 22 shtator të vitit të kaluar nga qeveria pasi u tha se ishte ndërtuar pa leje

Pallati në fjalë ka qenë objekt hetimi nga komisariati 1 i Kryeqytetit dhe prokuroria e Tiranës që prej vitit 2021.

FOTO-Lajmi/ Biznesmeni i ndërtimit Lulzim Morina paraqitet në SPAK.

Kallëzimi është bërë më 8 maj të atij viti dhe megjithëse është shoqëruar edhe me foto të objektit pa leje, askush nuk është penalizuar.

Nga ana e saj Prokuroria e kryeqytetit e ka mbyllur dosjen me argumentin se nuk ka vepër penale ndërsa punimet kanë vijuar.

Ndërkaq materiali hetimor i dërguar nga komisariati nr. 1 mësohet se është bashkuar me dosjen e parë të muajit shtator 2022, ku Lulzim Morina, u procedua për ndërtimin pa leje të një pallati 9 katësh në zonën e “Liqenit të Thatë”.

“Ora News” raportoi më 27 shkurt të këtij viti se prej datës 20 shkurt 2023, policia ka referuar materialin në prokurorinë e Tiranës ndaj Morinës, pasi ky i fundit dyshohet se ka ndërtuar pa leje dy kate shtesë në një objekt që ndodhet në rrugën e “Elbasanit” në kryeqytet.

Ky rast u kthye dhe në precedent të rrezikshëm, duke sjellë denoncimin edhe të rasteve të tjera të ndërtimit pa leje nga biznesmenët Pëllumb Salillari dhe jo vetëm.

Por rasti i ndërtimit pa leje të pallatit 9 katësh nga Lulzim Morina, solli dhe përjashtimin e ish-shefit të komisariatit nr. 1 në Tiranë, Bujar Mehmeti dhe dy vartësve të tij.

spak edison vatnikaj lulzim morina

EMISIONET