Sekuestrohen pasuritë e “Princit” të “Ndrangheta”-s, Antonio Gallo, por kompania e tij vazhdon të jetë aktive në Shqipëri

Sekuestrohen pasuritë e “Princit” të

Antimafia Italiane e Katanzaros ka ekzekutuar dekretin e sekuestrimin me qëllim konfiskimi në bazë të legjislacionit Antimafia, të pasurive të Princit të Ndranghetas, Antonio Gallo, sipërmarrësi me aktiviteti biznesi dhe në Shqipëri, i arrestuar në kuadër të operacionit “Profil i Ulwt” (Profilo Basso”, qw u zhvillua nw janar të vitit 2021.

Operacioni nw fjalw zbardhi një bashkëpunim mafioz mes Shqipërisë e Italisë, me aktivitet kurruptiv sipwrmarrës ku ishin përfshirë emra të “Guardia di Finanza italiane”, politikanë kalabrezë e shqiptarë, sipërmarrës italianë e shqiptarë, e eksponentët të mafias “Ndrangheta”-s.


Antonio Gallo u dënua më korrik të 2023, në shkallë të parë nga Gjykata e Katanzaros me 30 vite burg me akuzën e aktivitetit mafioz.

Dokumentet hetimore zbardhën rolin e tij si person referues për klanet mafioze kalabreze të “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventura” dhe “Aracri” me veprim në San Leonardo Cutro e Roccabenarda në Krotone.

Princi i Ndranghetas, sicc njihej ndryshe Gallo, i cili dhe në Shqipëri kishte hapur biznesin e tij, operonte në sektorin e tregtimit të pajisjeve mbrojtëse e parandaluese të aksidenteve në punë.

Hetimet e Antimafias Italiane zbardhën së ai kishte monopol të plotë përmes rrjetit të kompanive të tij në furnizimin e materialeve e instrumenteve të veshejve të punës antiaksidente, duke lehtësuar depërtimin e grupeve mafioze në strukturën e ekonomisë kombëtare epër të ricikluar paratë e pista të mafias kalabreze.

Gjithçka u vërtetua jo vetëm nga operacionet përgjuese të Antimafias, por dhe nga deklaratat e bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Sipërmarrësi përmes kompanive fantazëm të menaxhuara nga koka të drunjta mes të cilëve dhe shqiptarë, lëshonte fatura fiskale të paekzistueshme, duke favoruar futjen në tregun ekonomik të kapitaleve të klaneve më të rrezikshme të mafias kalabreze “Ndrangheta”.

Mbi dy vite nga operacioni “Profilo Basso”, Antimafia e Katanzaros, pas ekzaminimit të sipërmarrjeve e pasurive të Antonio Gallos ka arritur në konkluzionin se: “Kompanitë e tij dhe pasuritë e regjistruara, apo që i atribuohen këtij personi, janë rezultat i aktivitetit të paligjshëm, e në ccdo rast me një vlerë jo proporcionale me të ardhurat që ka deklaruar”.

Në bazë të urdhërit të Antimafias Italiane, Antonio Gallos i janë sekuestruar 7 kompani, 11 pasuri të paluajtshme, 11 pasuri materiale, kuota në disa shoqëri, 23 raporte financiare me vlerë 15 milionë euro.

Sipas dokumentave zyrtare të regjistrit ekonomik kombëtar kompania e Antonio Gallos në Tiranë është në gjendje aktive aktiviteti.

Pronar të saj janë në kuota 50% Antonio Gallo dhe Henrik Bacci 50%, ndërsa Administratore është Kleida Bacci.

Shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit “Profilo Basso” janë:

BACI Edmond, lindur në Tiranë (Shqipëri) 29.12.1966, banues në Catanzaro. Masa ndalimi në burg;

BACI Henrik, lindur në Shqipëri, 16.01.1976 banues në Shqipëri;

HASAJ Odeta, lindur në Shqipëri 16/05/1967; masë ndalimi shtëpiak;

HOXHA Bilar, lindur në Shqipëri 17.04.1991, banues në Shqipëri;

KETA Alban, lindur në Shqipëri 27.12.1993, banues në  Catanzaro;

KOCI Bledar, lindur në Tiranë (Shqipëri), 09.06.1988, banues në Tiranë;

⦁ VOCI Memlin, lindur në Shqipëri (EE) 05.03.1967, banues në Catanzaro.

Sekuestrohen pasuritë e “Princit” të

alba kepi antonio gallo antimafia italiane

EMISIONET