Sulmet me bomba të lidhura me shqiptarët, kokaina “trazon” qytetin belg ku u vra Bledar Muça

Sulmet me bomba të lidhura me shqiptarët, kokaina “trazon”

Lufta” midis bandave për kontrollin e trafikut të drogës duket se është përshkallëzuar në Antwerp të Belgjikës, aty ku më 22 janar të këtij viti u ekzekutua në një atentat Bledar Muça.

Muça, një emër jo i panjohur për drejtësinë konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjas në Elbasan dhe ishte dënuar me dy vite burgim për përplasjen me armë me agjentet e policisë në Elbasan.

Pikërisht pas vrasjes së Muçës, duket se qyteti belg sipas mediave vendase nuk ka gjetur qetësi, teksa në periferi, pranë Borgerhout, banorët u tronditën nga një shpërthim i ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.

Ky ishte sulmi i tretë i tillë në vetëm një javë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shërbimi ushtarak belg për asgjësimin e bombave,me emrin Sedee Dovo,  u thirr në vendngjarje ndërsa rruga në Ledeganckstraat u mbyll për kalimtarët.

Pajisja shpërthyese, e cila dukej se kishte shënjestruar bodrumin e pronës, raportohet se ishte një pajisje e thjeshtë shpërthyese e improvizuar e bazuar në fishekzjarre, ose IED në gjuhën ushtarake.

Më herët në të njëjtën javë, një ndërtesë apartamentesh në Generaal de Wetstraat, gjithashtu në Borgerhout, u vu në shënjestër për dy netë me radhë.

Sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave, teksa Antwerp njihet si një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.

“Njerëzit e Borgerhout kanë filluar të ndihen të pasigurtë në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e tyre… E gjithë qasja ndaj problemit të drogës kërkon një mendim serioz… Unë kryesisht shoh atë që po ndodh në lagje dhe shoh frikën tek fqinjët e mi dhe në veten time", tha për mediat, kryebashkiaku i qarkut Marij Preneel.

Pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antwerp-it besohet se vjen nga Kolumbia. Megjithatë, shqiptarët besohet se janë të zotët dhe është e qartë se lufta kundër drogës është ndezur.

"Në shkurt të këtij viti një gangster shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antwerp, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës.

Beldar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij të shtunën në mbrëmje, pak metra larg një stacioni policie, nga dy vrasës, dhe autoritetet besojnë se ishte vrasje me pagesë" shkruan eutoday

 Antwerp, i njohur historikisht për blerjen dhe shitjen e diamanteve, tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para dhe me policinë që lufton me kartelet e drogës, e mbyll shkrimin media belge. 

EMISIONET