Edicioni i tretë i “Tiranathlon”, mbi 200 pjesëmarrës në tre disiplinat: Not, çiklizëm dhe vrap

Për të tretin vit radhazi në kryeqytet është mbajtur eventi sportiv “Tiranathlon”, që zhvillohet në tre disiplina të ndryshme: not, çiklizëm dhe vrap. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit.

Në Tiranë është zhvilluar për të tretin vit radhazi, eventi sportiv “Tiranathlon”, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Mbi 200 garues nga 18 shtete garuan ne tre disiplinat, prë të cilat u shpallën fituesit në kategrinë sprint dhe olimpike për meshkuj dhe femra.

Sportistja serbe Iva Pablovic kryesoi vendin e pare si fituese per distancen sprint, per kategorine e femrave , për meshkuj fitues ishte greku Panagiotis Polyzos. Për kategorinë OLYMPIC, për femra fituese u shpall Anastasia Peycheva, ndërsa për meshkuj Borislav Palashev.

Çmime u ndanë edhe për OLYMPIC RELAY. Ku  Eduard Dalla u shpall fitues për meshkuj dhe për SPRINT RELAY vendin e pare e zuri  Bujar Bakiu.

Rikujtojmë se Tiranathlon është pjesë e eventeve me Tiranën që këtë vit që është përzgjedhur si qyteti europian i sportit.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, kishin hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

EMISIONET