Home Office nis fushatën në shqip për të penguar emigrantët shqiptarë: Shqipëria, një vend i sigurt dhe i begatë

Mbretëria e Bashkuar po provon një tjetër mënyrë për të ulur numrin e azilkëkuresve shqiptarë që kalojnë kufirin përmes gomoneve dhe rrugëve të tjera të jashtëligjshme. Këtë herë HomeOffice po zhvillon një fushatë ndërgjegjësuese në shqip duke treguar rreziqet e emigrimit dhe duke bërë të qartë kthimin e tyre.

Home Office nis fushatën në shqip për të penguar

Britania e Madhe ka nisur një fushatë ndëergjegjësuese për të penguar shtetasit shqiptarë të emigrojnë drejt mbretërisë së bashkuar.

Reklamat, të cilat do të shfaqen në gjuhën shqipe në Facebook dhe Instagram, do të paralajmërojnë ndalimin dhe kthimin në shqipëri të emigrantëve ndaj është më mirë të mos e nisin udhëtimin.

Qeveria tha se fushata, duke filluar javën e ardhshme, do t'i bëjë të qarta rreziqet me të cilat do të përballen ata të cilët kalojnë kufirin me gomone.

Sipas Home Office, Shqipëria është një vend i sigurt dhe i begatë.

Shumë shtetas po udhëtojnë nëpër vende të treta për të bërë udhëtimin në Mretërinë e bashkuara përpara se të bëjnë kërkesat për azil.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha se fushata do të punojë në mënyrë proactive që në fillim përpara se njerëzit të marim përsipër udhëtimet e rrezikshme dhe të panevojshme.

Shqipëria është kombësia më e zakonshme që aplikon për azil në MB deri në mars të vitit 2023, me 13,714 aplikime nga shtetas shqiptarë.

Tim Naor Hilton, shefi ekzekutiv i Refugee Action, e quajti fushatën "të pakuptimtë" dhe tha se ajo "përsërit mitin se migrimi i refugjatëve është i paligjshëm".

Kjo është një tjetër fushatë e pakuptimtë që tregon se ministrat refuzojnë të kuptojnë se një pakicë e vogël refugjatësh në botë kanë arsye shumë të fuqishme për të ardhur këtu, tha ai.

Edhe shefi ekzekutiv i shoqatës bamirëse për refugjatët Care4Calais Steve Smith tha se "asnjë sasi e PR të financuar nga taksapaguesit" nuk do t'i pengojë emigrasntët të kërkojnë një të ardhme të sigurt".

Fushata pason projektligjin e qeverisë për migrimin e paligjshëm, i cili synon ti zhvendosë azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani në shtëpinë e tyre ose n një vend të tretë si Ruanda.

Ministrat gjithashtu shpresojnë se legjislacioni do të ulë koston ditore prej 5.5 milion £ për strehimin e tyre.

Projektligji, aktualisht në Dhomën e Lordëve, është përballur me reagime nga figura publike dhe aktivistë, përfshirë Kryepeshkopin e Canterbury-t, të cilët argumentojnë se ai është i pazbatueshëm dhe "moralisht i papranueshëm".

EMISIONET