Mjeti me tre pasagjerë del nga rruga në aksin Sarandë-Borsh, vdes shoferi, plagosen pasgjerët

Një person humbi jetën dhe 2 të tjerë u plagosën mëngjesin e së enjten pas një aksidenti me makinë në aksin Sarandë-Borsh. Viktimë mbeti një 60-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit që po e drejtonte.

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në rrugën Sarandë-Borsh.

Mësohet se Jorgo Bitri, 60 vjeç ka hunbur kontrollin e mjetit tip "Opel" ku si pasojë ka dalë nga rruga.

Makina është rrëzuar dhe ka pësuar disa rrotullime, ku si pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari Bitri.

Nga aksidenti janë plagosur edhe 2 pasagjerët, përkatësisht L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Mjeti me tre pasagjerë del nga rruga në aksin Sarandë-Borsh, vdes
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa aksidente janë shënuar në vendin tonë gjatë ditëve të fundit me pasojë disa të plagosur por edhe viktima.

Të mërkurën policia ka arrestua serbin e identifikuar si S.M pasi përplasi makinën që drejtohej nga një shtetase gjermane, e cila për fat të keq humbi jetën.

Aksidenti ndodhi të martën  aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ku kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

19 persona humbën jetën gjatë muajit mars, sipas statistikave të fundit të publikuara nga INSTAT, ndërsa 99 të tjerë u plagosën në 91 aksidente total në vend.

aksident rrugor

EMISIONET