E rëndë! Po shkonte në punë, aksidenti tragjik i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar

E rëndë! Po shkonte në punë, aksidenti tragjik i merr

Një aksident tragjik ka nodhur në të Casertano, në Itali, ku për pasojë ka humbuir jeyën një 22-vjeçar shqiptar.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se i riu, emri i të cilit  nuk bëhet i ditur banonte në Cassino-Formia.

Mësohet se 22-vjeçari, ishte nisur për punë, kur një kamion ka përplasur makinën tip “Alfa Romeo”, më të cilën po udhëtonte.

Pas përplasjes makina doli nga rruga duke përfunduar në një kanal. Zjarrfikësve u desh të ndërhynin për të nxjerrë të riun nga llamarina, por fatkeqësisht tashmë nuk kishte asgjë tjetër për të bërë për të.

Sakaq autoritetet po merren me hetimin e aksidentit.

EMISIONET