Vlorë, "Audi" përplas këmbësorin, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës.

Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

"Rreth orës 18:30, në rrugën "At Kristo Negovani", Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar  këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën."-njofton policia. 

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET