Injektoi 4 doza njëherësh, flet infermierja: Mendova se ishin holluar, mora shishen e mbusha shiringën

Injektoi 4 doza njëherësh, flet infermierja: Mendova se ishin holluar,

Mësohet se nuk janë 6 doza, por vetëm 4 lidhur e rastin e infermieres në spitalin e Toskanës, që vaksinoi aksidentalisht me disa doza Pfizer në spital.

Nga analizat e kryera në shishen e paholluar 0,45 mililitër që përmbante gjashtë doza, u zbulua se kishte mbetur një pjesë e lëngut ekuivalente me dy injeksione dhe për këtë arsye dozat e administruara nuk janë gjashtë, por katër.

"Ishte një zbulim i rëndësishëm sepse eksperimentet mbi vullnetarët njerëzorë të Pfizer kanë treguar tolerancë deri në katër doza, ndërsa përtej kësaj sasie nuk ka siguri rreth efekteve anësore".

Vetë infermierja ka treguar se ka marrë shishen dhe ka mbushur shiringën me vaksinën duke menduar se ishte e holluar.

"Mora shishen dhe mbusha shiringën, e bindur se tretësira ishte holluar, pasi kisha injektuar dozën, kuptova se kishte pesë shiringa të tjera dhe kuptova se vaksina nuk ishte e holluar sipas procedurës" - u shpreh ajo.

Shishja origjinale, në fakt, përmban përbërësin aktiv që duhet të hollohet me tretësirën fiziologjike për të përgatitur gjashtë doza.

"Unë isha i bindur se hollimi ishte kryer tashmë," - shtoi përsëri infermierja.

Infermierja tani ka marrë disa ditë pushim, ashtu si edhe mjeku i pranishëm gjatë vaksinimit i cili, duket se është marrë vetëm me historinë mjekësore të personave që duhej të vaksinoheshin.

 

EMISIONET