Dy motrat kolumbiane kapen në Fier, pikasen nga banorët e pallatit dhe arrestohen

Dy shtetase kolumbiane kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit për prostitucion. Bëhet fjalë për shtetaset D. C, 31 vjeçe dhe D. C 20 vjeçe, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se dy motrat ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari.
Mësohet se dy motrat kishin rënë në sy të banorëve të pallatit pas hyrje – daljeve të shumta të meshkujve në banesën e tyre, ç’ka ka bërë që më pas të vihet në dijeni policia.
raportohet se për çdo marrëdhënie ato merrnin pagesën e 50 eurove për një orë.
Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprën penale të prostitucionit.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga Kolumbia, shtetasja D.C, 31 vjeçe dhe D. C 20 vjeçe.
Sipas hetimeve, ato ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari.
Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprën penale të prostitucionit.”- njofton policia.


