Zbuloni pesë fraza që përdorin njerëzit e suksesshëm për t’u ringritur pas çdo dështimi

Zbuloni pesë fraza që përdorin njerëzit e suksesshëm
Çdo person i suksesshëm përballet me zhgënjime. Qoftë kur anashkalohet për një ngritje në detyrë, merr komente të ashpra apo humbet një kontratë përballë një konkurrenti, pengesat janë të pashmangshme.

Megjithatë, shumë njerëz ndihen të demotivuar në këto situata, shpesh sepse besojnë se ato tregojnë mungesë aftësie ose mangësi personale. Fatkeqësisht, dialogu negativ me veten mund të sabotojë pikërisht atë që çdo njeri i suksesshëm ka nevojë për të provuar sërish: motivimin.

Eksperti i dizajnit të dhe autori i librit “Beyond Belief: The Science-Backed Way to Stop Limiting Yourself and Achieve Extraordinary Results”, Niel Eyal, ka studiuar se si motivimi drejton sjelljen njerëzore dhe si bindjet tona ndikojnë tek ai.

Sipas tij, bindjet e mbushura me vetëkritikë mund ta ulin motivimin, ndërsa transformimi i dialogut të brendshëm negativ në një gjuhë më pozitive ndihmon në forcimin e këmbënguljes.

Njerëzit shumë të suksesshëm i shohin sfidat si mundësi, jo si pengesa. Më poshtë janë pesë fraza që ata përdorin për të ruajtur motivimin:

1. “Ende nuk e kam zgjidhur këtë”
Kjo frazë e shndërron një kufizim të përhershëm në një gjendje të përkohshme. Në vend që të thuhet “nuk e kam zgjidhur këtë”, shprehja “ende nuk e kam zgjidhur këtë” e kthen mendimin negativ në motivim për përmirësim.

2. “Ky është informacion, jo një vendim përfundimtar”
Dështimi për të arritur një objektiv mund të duket si katastrofë, por në realitet është thjesht informacion. Kjo qasje ndihmon që situatat të mos interpretohen si gjykim për vlerën personale.

3. “Çfarë do t’i thoja një miku në këtë situatë?”
Kjo pyetje nxit dhembshurinë ndaj vetes. Studimet tregojnë se vetë-mirësia rrit motivimin për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.

4. “Po ndërtoj aftësitë, nuk po provoj talentin”
Kjo frazë zhvendos fokusin nga prova e vlerës personale te zhvillimi i aftësive dhe procesi i të mësuarit.

5. “Kjo ndjenjë është e përkohshme, jo qëllimi im”
Pengesat dhe emocionet negative janë të përkohshme. Pranimi i tyre ndihmon në ruajtjen e fokusit te objektivat afatgjata.

EMISIONET