Teuta Cup 2026 në Durrës, Rama: 500 notarë nga 6 shtete pjesë e garës sportive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2026, 11:45

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga edicioni ndërkombëtar i notit “Teuta Cup 2026”, i organizuar në Durrës fundjavën e kaluar.
“Dhe me emocionet e bukura që solli Teuta Cup 2026 në Durrës, ku notarë nga 6 shtete u bënë bashkë në një festë të vërtetë sportive, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

