Dumani dëshmon në GJKKO: Ja kush e vrau Ervis Deden në vitin 2012-n

Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me megaprocesin e “Plumbit të Artë”. Dumani foli edhe për vrasjen e Ervis Dedes në vitin 2012, për të cilën ai akuzoi mikun e viktimës, Festim Qolin.

Dumani tha se gjatë djegies së makinës, Festim Qoli ka pësuar djegie të rëndë në fytyrë. Sipas tij, Festim Qoli dhe Ervis Dedja kishin biznese të përbashkëta dhe ishin miq familjarë.

“Ervis Dedja ishte mik i familjes së Festim Qolit. Kishin shumë biznese bashkë, dhe takoheshin shpesh. Vetëm kafe pinte aty. Në vitin 2012, Dedja u vra. Pas vrasjes, mora vesh që e kishte vrarë Festim Qoli, shoku i tij. Te lokali i tij nuk vinte më njeri, sepse ai vrau shokun e tij. Festimi qëndroi 8 muaj në kërkim. Pas ngjarjes, Festimi dogji makinën në Kodër Arapaj. Te djegia e makinës, Festim Qoli digjet në fytyrë.”- tha Dumani.

Avokatët në sallë, kundër prokurorit të SPAK, Behar Dibra, ngritën akuza për pyetje sugjestionuese dhe presion ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë.

DEKLARATA E DUMANIT

Ishte mik i familjes së Festim Qolit, kishin biznese bashkë. Jemi takuar te kafja, rrinte me ne e takonin përditë.

Në 2012 u vra ai Ervis Dedja. Pas vrasjes së tij morëm vesh qe e kishte vra Festim Qoli me Henrik Hoxhën. Takoheshim shpesh te lokali i Festim Qolit shkoja përnatë aty. Nuk paguanim gjë, se na paguante Murati. Në dijeninë time, Henrik Hoxha e ka vra direkt. Kanë ikur nga rruga dytësore, tek varrezat kanë hedhur armët. Shkoi e dogji makinën në një kodër dhe Festimi digjet nga fytyra. Ka hipur në urban te “Aleksandria” dhe më pas ka hipur në një “Golf”. Pas 1 viti Festimi vendosi të vriste dhe nënën e Elvisit. Ajo shkonte në prokurori dhe gjykata së donte të zbardhte ngjarjen e djalit, ajo iu ka thënë në sy vëllezërve Qoli se më keni vra djalin.

E vendosim ta vrasim, unë e pranova që do ta ndihmoj. Nuk bëhet dot vetëm ajo, por di të kthej përgjigje për pak ditë. Kam taku Talo Çelën dhe i kam thënë që duhet me bo kte ngjarje. Talo thotë se kjo nuk është për t’u bërë, po nejse. I thashë Talos 30 mijë euro. Më kërkoi ta vrasim te varrezat se ajo shkonte aty po nuk më duket e përshtatshme për mu. Morën vendimin ta bënin te shtëpia e saj në një pallat në bodrum. Festimi ka ikur jashtë shtetit disa ditë para se të bënin ngjarjen dhe më tha do flasësh me Petrin. Na dha dy telefona të thjeshtë. Atë ditë kemi marrë një makinë “Suzuki”, jemi parku afër pallatit ku nuk ka kamera. Unë isha shofer dhe pa një “Citroen C4” dhe na erdhi masazhi në telefon. U nisën në garazh, ajo doli nga makina kishim me vete një thikë dhe një pistoletë. Ne donim që të mos dukej si vrasje, por si grabitje. E kemi marrë çanten e goditi shpejt e shpejt dhe e pashë që e goditi me thikë, e goditi me shkelma e grushta. Ishte pak e vështirë dhe dola nga garazhi dhe ikëm direkt në rrugën e Kavajës dhe në Durrës ka zbritur Talo.

Kam marrë taksinë dhe kam ikur në shtëpi.

EMISIONET