“LUFTË” NË SALLËN E GJYQIT/ Flet i penduari Nuredin Dumani në GJKKO, shpërthejnë ish-bashkëpunëtorët, i ndërpritet dëshmia: Je krijesa më e ...
Po mbahet këtë të martë megaprocesi gjyqësor “Plumbi i artë”, ku po dëshmon në GJKKO, o penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Seanca po zhvillohet mes tensioneve të shumta, pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke i ndërprerë dëshminë.
DEBATET DHE DEKLARATAT NE SALLE
I akuzuari, Petrit Qoli i është drejtuar Dumanit me fjalët: “Nuredin Dumani, krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës time”.
Nuredin Dumani: Dorjan Shkoza na jep info për një komshiun e vet në Shijak për ta grabitur. Erdhi dhe Talo Çela për të parë vendin, menduam se do mernim 500 mijë euro. Agron Qafa, Talo,Gent Sharra dhe një person që quhet Qimja. Kemi shkuar në 4 të mengjesit. Ishim të gjithë me armë, me kallshnikov. Unë me Talon hapëm derën me shkelm. Përballë kishim një grua të vjetër dhe filluam u shperndamë. Tek dhoma e gjumit gjetëm një grua me dy femije, i zumë gojën asaj gruas dhe i thashe mos folë se nuk të prekim. Gjetëm një kuti druri dhe morëm unazat dhe nja 2-3 mil lek. Dolëm që aty ikëm.
Rast tjetër me të njejtët persona ishte në Kavajë. Jemi orgënizuar unë, Ilirjan Feci, Gent Sharra dhe Talo Celo. Me "Audi" të vjetër, dhe shtëpinë e Fecit e kishim si bazë. Kemi shkuar afër shtëpisë, në një pallat të vjetër. Edhe e pritëm viktimën që do grabisnim. Kisha kapele dhe një maskë te thjeshtë, i ra Talo me levë në surrat 2-3 herë. Ra ne tokë dhe nuk fliste dot se iu thye nofulla. Kishte një cantë me vete ia mora dhe ikem me vrap. Kemi mare diku tek 20 mije lek.
Nuredin Dumani: Ishte mik i familjes së Festim Qolit, kishin biznese bashkë. Jemi takuar te kafja, rrinte me ne e takonin përditë.
Në 2012 u vra ai Ervis Dedja. Pas vrasjes së tij morëm vesh qe e kishte vra Festim Qoli me Henrik Hoxhën. Takoheshim shpesh te lokali i Festim Qolit shkoja përnatë aty. Nuk paguanim gjë, se na paguante Murati. Në dijeninë time, Henrik Hoxha e ka vra direkt. Kanë ikur nga rruga dytësore, tek varrezat kanë hedhur armët. Shkoi e dogji makinën në një kodër dhe Festimi digjet nga fytyra. Ka hipur në urban te “Aleksandria” dhe më pas ka hipur në një “Golf”. Pas 1 viti Festimi vendosi të vriste dhe nënën e Elvisit. Ajo shkonte në prokurori dhe gjykata së donte të zbardhte ngjarjen e djalit, ajo iu ka thënë në sy vëllezërve Qoli se më keni vra djalin.
E vendosim ta vrasim, unë e pranova që do ta ndihmoj. Nuk bëhet dot vetëm ajo, por di të kthej përgjigje për pak ditë. Kam taku Talo Çelën dhe i kam thënë që duhet me bo kte ngjarje. Talo thotë se kjo nuk është për t’u bërë, po nejse. I thashë Talos 30 mijë euro. Më kërkoi ta vrasim te varrezat se ajo shkonte aty po nuk më duket e përshtatshme për mu. Morën vendimin ta bënin te shtëpia e saj në një pallat në bodrum. Festimi ka ikur jashtë shtetit disa ditë para se të bënin ngjarjen dhe më tha do flasësh me Petrin. Na dha dy telefona të thjeshtë. Atë ditë kemi marrë një makinë “Suzuki”, jemi parku afër pallatit ku nuk ka kamera. Unë isha shofer dhe pa një “Citroen C4” dhe na erdhi masazhi në telefon. U nisën në garazh, ajo doli nga makina kishim me vete një thikë dhe një pistoletë. Ne donim që të mos dukej si vrasje, por si grabitje. E kemi marrë çanten e goditi shpejt e shpejt dhe e pashë që e goditi me thikë, e goditi me shkelma e grushta. Ishte pak e vështirë dhe dola nga garazhi dhe ikëm direkt në rrugën e Kavajës dhe në Durrës ka zbritur Talo.
Kam marrë taksinë dhe kam ikur në shptëi.
Në Kavajë, ka qenë një rast me një kambist. Atje janë organizuar, unë, Ilirjan Feçi, Gentjan Sharra dhe Talo Çela.
Grabitja është bërë me një “Audi” të vjetër. Feçi kishte një hallë të vetën që kishte shtëpinë afër autostradës. Atë shtëpinë e kishim si bazë, kur bënim grabitje, linim automjetet aty. Shkuam një ditë përpara aty, si normalisht. Kemi shkuar aty afër me “Audi”, unë Talo Çela, Gentjan Sharra dhe kemi shkuar te kjo shtëpia. E pritëm atë viktimën që do grabisnim, ishte diku 60 vjeç. Ai më pa mua, unë isha me kapele dhe maskë. Në atë moment i ra Talo me levë surratit, 2-3 herë dhe ai ra në tokë. Nuk fliste dot, vetëm bërtiste. Kishte një çantë si trastë, unë kisha një thikë në dorë. Unë ja mora çantën dhe ika me vrap. Ishin 20 e ca milionë lekë, s’e mbaj mend mirë ndoshta më shumë. Kaq ishte ngjarja, u larguam.
Ka qenë dhe nje grabitje tjetër në Vilë Bashtovë. Mora pjesë unë dhe Talo Çela. Hymë të dhoma e dy pleqve. Pamë një kasafortë. E kapëm e ngritëm të dy. Kemi ndaluar te ura e Rrogozhinës, aty te pazari, pasi morëm kasafortën.
Pyetje nga prokurori Behar Dibra për atentatin ndaj Filip Gjeloshaj: Je në dijeni të ngjarjes?
Nuredin Dumani: Po. Në 2020-n jam njohur me Henrik Hoxhën. Atë e kam njohur përmes Festim Qolit. Festim Qoli është një person i njohur për mua dhe familjen time. Unë e njoh vetë Ardjan Uzunin. Në vitin 2012 i kam shitur një snajper 12.7. Ardjan Uzuni kishte marrë një porosi për të vrarë Filip Gjeloshin. I kishte dhënë 5 mijë euro paradhënie Henriku. Ka qenë me një “FIAT PUNTO”. Personi që e ka qëlluar nuk ka qenë Henrik Hoxhaj, por një person tjetër. Atij i ka ngecur arma.
Behar Dibra: Xhemal Lici?
Nuredin Dumani: Nuk më kujton gjë emri.
Behar Dibra: Hamit Haxhiu?
Nuredin Dumani: Vetëm na duhej objektivi, ose si person fizik. Me emra nuk më kujtohen.
Behar Dibra: Astrit Ademi?
Nuredin Dumani: E kemi grabitur këtë personin. Informacionin na e dha Dorjan Shkoza. E kisha parë që vinte me një “C Class” gri. Këtë Dorjani e kishte shok. Më tha që e kam një shok kshu-kshu, ta grabisim, t’i marrim 100 mijë euro. Për këtë ngjarje isha unë, Talo Çela, “Qimja”… Ju vumë mbrapa për ta grabitur.
Lajmi në përditësim...