"SASPAC" i 'shpëton' gjykimit/ GJKKO e kthen në Prokurorinë e Posaçme, ja afati për plotësimin e hetimeve ndaj Ilir Beqajt dhe të pandehurit e tjerë

Pas më shumë se një viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos e kalojë për gjykim dosjen "SASPAC", duke rikthyer çështjen në Prokurorinë e Posaçme për plotësim hetimesh.
GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes dhe vendosi që hetimet të plotësohen për ish-drejtorin e Agjencisë Saspac, Ilir Beqaj, si edhe për të gjithë të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë procedim.
Vendimi vjen pas një procesi paraprak që zgjati më shumë se një vit, ndërsa prokuroria do të duhet të kryejë veprimet hetimore të kërkuara nga gjykata.
Për këtë çështje, në masën e sigurisë "arrest në burg" vijojnë të jenë vetëm Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.
Gjykata i ka lënë afat prokurores së çështjes, Elida Kaçkini, deri më 30 tetor për të plotësuar hetimet e kërkuara, pas së cilës dosja pritet të rikthehet sërish për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme.

