DOKUMENTI/ "Kontratë qiraje 80 mijë lekë në 1996" - Irena Gjoka justifikoi pasurinë me falsifikim

Dënimet dhe dëbimet në Greqi, të cilat nuk u deklaruan në formularin e dekriminalizimit, nuk janë të vetmet shkelje të Irena Gjokës.
Emisioni invsetigativ Plug, zbardhi për herë të parë, vetingun e gjyqtares së GJKKO, i cili gjithashtu është kryer me dokumenta të falsifikuara, pasi dyshohet se Irena Gjoka kishte pamundësi për të justifikuar pasurinë.
Bashkëngjitur dosjes për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, avokatja Adriana Kalaja dorëzoi në SPAK edhe një kallëzim me prova të reja në lidhje me pasurinë e Irena Gjokës.
Pra sipas dosjes së vetingut në pamundësi për të justifikuar të ardhurat, Irena Gjoka deklaron se vëllezërit e saj kanë marrë me qira një ambjent në pronësi të shtetasit Stefanaq Gjoka.
Ky ambjent ishte një lokal i vogël përballë Gjykatës së Fierit, ku punonte jo vetëm Irena si Gjyqtare por edhe Stefanaqi si shofer.
Kujtojmë këtu se po nga deklarimet e vetë Irena Gjokës në dosjen e vetingut vëllezërit e saj kanë qënë emigrant në Greqi në atë periudhë dhe ajo përfitonte nga paratë që ata sillnin edhe pse nuk u dilnin për vete. Pra nuk dihet kush e paska punuar këtë lokal kur Irena punonte si gjyqtare dhe vëllezërit si emigrant në Greqi.
Ajo çka e bën edhe më të habitshëm këtë transaksion është edhe shuma. Sipas kontratës rezulton se ata paguanin në vitin 1995, 80.000 lekë qira mujore.
Një vlerë kjo që jo për vitin 1995 mund të konsiderohet stratosferike, por edhe sot pas 30 vitesh, i njëjti ambient zor se jepet me atë çmim qeraje, pasi tregu edhe sot në atë zonë ka çmime disa herë më të ulëta.
Por për komisionerët e vetingut, kjo nuk ka ngritur asnjë hije dyshimi që mund të bënin verifikimin më minimal me çmimet e referencës dhe të tregut për atë zonë.
Gjithashtu në vitin 2002, kur Irena Gjoka nuk kishte martesë zyrtare me Stefanaq Gjokën, deklaron se ka depozituar 10 mijë euro në llogarinë e tij, ku të ardhurat deklarohen se janë siguruar nga shitja e një lokali.
Mirëpo, trupa e vetingut nuk ka marrë mundimin të kryenin asnjë verifikim.
Një nga shkresat kryesore dhe mundësi justifikimi e pasurisë është bërë pikërisht lokali, ku qiramarës janë vëllerëzërit e Irena Gjokës, të cilët prej shumë vitesh nuk kishin as lidhje me Fierin pasi ndodheshin në emigracion në Greqi.
Por për këtë lokal, drejtoria e Tatimeve në Fier ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontratë qiraje mes vëllezërve të irena gjokës dhe bashkëshortit të saj të pas vitit 2006, Stefanaq Gjoka.
Një tjetër provë që rrëzon pretendimin se vlera e qirasë ka qenë 80 mijë lekë, ndërkohë që shitja e dyqanit është bërë 2 mln lekë apo sa vlera e qerave të dy viteve.
Jo vetëm kaq, por kjo që shihni në ekran, është kontrata e qerasë e nënshkruar mes bashkëshortit aktual të Irena Gjokës dhe dy vëllezërve emigrantë të saj.
Kontrata mbanë datën 13 shkurt 1996 edhe pse në deklaratën e vetingut flitet për qiramarrje që nga viti 1995 dhe të ardhurat llogariten nga 1995, kohë që Stefanaq Gjoka nuk kishte lidhje me gjyqtaren dhe vëllezërit e saj ishin emigrantë në Greqi.
Pra vetingashët nuk e panë as datën e kontratës por morën të mirqënë se të ardhurat ishin që nga viti 1995, ndërkohë që kontrata është firmosur vetëm pas muajit shkurt të 1996, çka automatikisht do të nxirrte të pajustifikuara 960 mijë lekë apo 9. 6 milionë lekë të vjetra.

Siç e shikoni në pamje, kjo kontratë është e përpiluar në ëord dhe është e shkruar me kompjuter, ndërkohë që në atë periudhë kompjuterët nuk ishin ende në përdorim, madje edhe kontratat në zyrat noteriale bëheshin me makinë shkrimi.
Por siguria për të kaluar procesin e Vetingut, ka bërë që Irena Gjoka as mos të sforcohet që këtë falsifikim ta bënte sa më afër origjinalit. Jo vetëm shkrimi kompjuterik që nuk ekzistonte në zyrat noteriale në atë kohë, por edhe referenca ligjore është një tjetër detaj që nxjerr zbuluar falsifikimin.
Në kontratë, siç e shikoni janë speicifikuar nenet 801-825 të Kodit Civil. Gjyqtarja që me logjikë duhet të ishte e informuar për ndryshimet e Kodeve, nuk e ka vënë në punë mëndjen se këto nene të Kodit Civil në datën që pretendohet që është nënshkruar ajo kontratë nuk ekzistonin.
Këto nene që i referohet kontrata që sipas Irena Gjokës është nënshkruar në viotin 1996, janë shtuar në Kodin Civil shumë vite më vonë. Por edhe këto detaje, siç për komisionin e Vetingut ashtu edhe për SPAK janë të padukshme. /SYRI.net



