Dorëshkrimi i Fshehur në Paris/ Zbulohet Pas 250 Vitesh Vepra e Re e Mozartit

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka tronditur botën e muzikës klasike: një dorëshkrim i panjohur i Wolfgang Amadeus Mozart është gjetur në arkivat e Bibliotekës Kombëtare të Francës (BnF) në Paris, 250 vjet pasi u shkrua.
Fletorja prej 44 faqesh, e zbuluar fillimisht në shkurt të këtij viti nga kuratori François-Pierre Goy në një fond anonim, u vërtetua zyrtarisht nga ekspertët ndërkombëtarë si dorëshkrim origjinal i gjeniut të muzikës. Dokumenti daton nga viti 1778, periudhë kur Mozart jetonte në Paris dhe fitonte jetesën duke dhënë mësime private.
Pjesët e flautit janë shkruar për një model të rrallë të asaj kohe që zbriste deri në notën e ulët Do (shumica e flautëve në Paris zbrisnin vetëm deri në Re), të cilin babai i nxënëses e kishte blerë posaçërisht në Londër.
Pas këtij zbulimi të madh, muzika e re u interpretua publikisht për herë të parë në histori më 21 qershor 2026, në një koncert special në Salle Ovale të Parisit, nga muzikantët e Orkestrës Filarmonike të Radio Francës. Ky konsiderohet si një nga zbulimet më të rëndësishme muzikore të dekadave të fundit, duke ofruar provën më të hershme dokumentare mbi metodat që Mozart përdorte si mësues.


