Do kufizohet qarkullimi për 1 orë/ ARRSH: Shpërthim të kontrolluar sot në kantierin e bajpasit të Sarandës

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se ditën e premte, më 3 korrik, në kuadër të punimeve për ndërtimin e bajpasit të Sarandës, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder.
Sipas njoftimit, procesi do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në 17:00 dhe synon hapjen e trasesë së rrugës.
“Më 03.07.2026, duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 17:00, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, pranë fshatit Shën Vasil (në afërsi të guroreve Volloder), do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës”, njoftoi ARRSH.
ARRSH bën të ditur se punimet janë koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, e cila do të marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të procesit.
“Procesi i punës është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve”, njoftoi ARRSH.
ARRSH kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.


