"Nuk e prek hundën time!" / Sophia Loren sfidoi standardet e bukurisë dhe u bë ikonë pa asnjë operacion estetik

"Nuk e prek hundën time!" / Sophia Loren sfidoi standardet e

Aktorja legjendare Sophia Loren është kthyer sërish në qendër të vëmendjes për një nga rrëfimet më frymëzuese të karrierës së saj, duke treguar se si refuzoi të ndryshonte pamjen, pavarësisht presionit që vinte edhe nga njerëzit më të afërt.

Në një intervistë të vitit 1979, Loren kujtoi se në fillimet e karrierës shumë persona në industrinë e filmit i sugjeronin të bënte një ndërhyrje estetike në hundë, duke pretenduar se kjo do t'i rriste shanset për sukses në ekran. Madje, një këshillë e tillë i erdhi edhe nga bashkëshorti i saj, producenti i njohur Carlo Ponti.

Por përgjigjja e aktores ishte e prerë. Ajo deklaroi se nuk kishte ndërmend të ndryshonte asgjë në fytyrën e saj, pasi e donte veten ashtu siç ishte. Madje, me humor, i sugjeroi bashkëshortit të ndryshonte operatorin e kamerës dhe jo hundën e saj.

Vendimi për të mos iu nënshtruar ndërhyrjeve estetike u shndërrua në një nga mesazhet më të forta të karrierës së saj. “Nuk e bëra. Ja ku jam sot, ende me hundën time”, u shpreh aktorja, një fjali që mbeti ikonike dhe vazhdon të citohet edhe sot.

Edhe dekada më vonë, në një intervistë për The Hollywood Reporter në vitin 2014, Sophia Loren theksoi se nuk i kishte kushtuar kurrë rëndësi kritikave për pamjen e saj. Ajo rrëfeu se shpesh i thoshin se kishte hundë shumë të gjatë dhe gojë shumë të madhe, por këto komente nuk e lëkundën kurrë.

Për Loren, vetëbesimi dhe pranimi i vetes kanë qenë gjithmonë më të rëndësishme se standardet e bukurisë, duke e bërë atë jo vetëm një ikonë të kinemasë botërore, por edhe një simbol të autenticitetit dhe besimit në vetvete.

EMISIONET