FOTO/ "Cristiano, bëhu gati!" - Ivana Knoll (nuk)ndezi atmosferën para sfidës Kroaci–Portugali

FOTO/ "Cristiano, bëhu gati!" - Ivana Knoll (nuk)ndezi

Ivana Knoll do të rrëmbente sërish vëmendjen e mediave dhe gjithçka ndodhi në prag të duelit mes Kroacise dhe Portugalise në fazën e 1/16-ve të 2026 FIFA World Cup, një ndeshje që përfundoi me eliminimin e ekipit të zemrës së Ivanës.

Modelja kroate, e njohur si një nga tifozet më të zjarrta të kombëtares së Kroacisë, publikoi një video nga jashtë BMO Field, ku do të zhvillohej sfida e shumëpritur. Në mesazhin e saj, ajo shprehej optimiste për kualifikimin e ekipit kroat, duke thënë se mezi pret ta shohë Kroacinë fituese.

Por vëmendjen më të madhe e ka marrë mesazhi që Ivana i ka drejtuar superyllit portugez Cristiano Ronaldo. Pas triumfit të Kroacisë ndaj Ganës, ajo publikoi një postim provokues në rrjetet sociale ku shkruante: "Po kthehemi në Toronto. Cristiano, bëhu gati!"

Që nga nisja e Botërorit, Ivana Knoll ka ndjekur nga afër çdo ndeshje të Kroacisë në Amerikën e Veriut, duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit foto dhe video nga stadiumet dhe duke mbështetur ekipin e saj.

FOTO/ "Cristiano, bëhu gati!" - Ivana Knoll (nuk)ndezi

EMISIONET