DITA 23/ Përfundojnë fjalimet, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 21:28

Jemi në ditën e 23-të të protestës kundër qeverisë dhe qytetarët vijojnë të jenë po aq të shumtë në numër.
Marshimi i përnatshëm sapo ka nisur dhe tubuesit i janë drejtuar rrugëve të kryeqytetit me thirrje, pankarta dhe flamuj.
Në këto momente, ata janë duke marshuar drejt sheshit "Skënderbej".

