BATUTA DHE DHURATA NË STUDIO/ Xhevdet Zeka i dhuron të ftuarve dhurata simbolike
Në emisionin sportiv “Ora e Botërorit” në “Ora News” ishte i ftuar Xhevdet Zeka, ku u diskutua shorti i Egnatias në kupat e Europës dhe zhvillimet që e shoqëruan nga Nioni i Zvicrës.
Gjatë bisedës u fol për kundërshtarin që kampionët e Shqipërisë do të kenë në turin e radhës, ndërsa në studio u sollën edhe disa detaje nga vizita në short.
Përfaqësuesit e klubit kishin sjellë me vete dhurata simbolike që u kthyen në momentet më të komentuara të emisionit.
“Skuadra e Egnatias për herë të parë ka një kundërshtar të lehtë në letër nga shorti në Nion të Zvicrës.”-tha Zeka.
Në studio u hapën disa prej dhuratave të sjella nga Zeka. Mes tyre kishte objekte simbolike të Champions League, që u pritën me reagime dhe batuta nga të pranishmit.
“Qenka e personalizuar… e kanë menduar mirë, edhe detaji i ngjyrës bie në sy.”
Më tej u prezantuan edhe simbole të tjera si kupa dhe këpucë kampioni, që sollën atmosferë më të lirshme në studio.


