Riparohet dëmi në argjinaturën e kanalit në liqenin e Thanës, nis shpërndarja e ujit te fermerët e qarkut Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 21:19

Është riparuar dëmtimi në argjinaturën e kanalit shkarkues të liqenit të Thanës, i cili prej dy ditësh kishte lënë mijëra fermerë të qarkut të Fierit pa ujë.
Tashmë ka nisur shpërndarja e ujit te fermerët.
Dëmtimi i dy ditëve më parë ndërpreu procesin e ujitjes për një sipërfaqe masive prej rreth 32,400 hektarësh.
