"Nuk ndihet si më parë", Eneida Ndoci tregon pse ka rënë atmosfera e Botërorit në Shqipëri
Përgjatë analizës së saj në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Eneida Ndoci ka vënë në dukje se në Shqipëri nuk po ndihet e njëjta atmosferë si në vitet e kaluara, duke ia faturuar këtë edhe orareve jo shumë të përshtatshme të ndeshjeve.
" Është në Shqipëri, të paktën nga zhvillimet e aktualitetit, nuk është se ndihet shumë ajo atmosfera e botërorit siç mund të jetë ndier në vitet e mëparshme.
Gjithashtu edhe një tjetër kam përshtypjen diçka specifike është edhe fakti që është një orar jo shumë i përshtatshëm pjesa më e madhe e ndeshjeve që luhen.
Pikërisht. Dhe nga ana tjetër mendoj që ka një moment shumë të bukur. Pra, duket sikur të gjithë, e gjithë bota bëhet bashkë për të ndjekur një spektakël. Është i vetmi moment që Të gjithë, domethënë është ajo ideja e vajbit, atmosferës. Duket pak përjetim më ndryshe", u shpreh Ndoci.

