Çelmeta: Messi magjik, Ronaldo produkt pune. Argjentina vjen për të fituar sërish

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, Roland Çelmeta ndau vlerësimin e tij për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke theksuar magjinë e argjentinasit në fushë dhe disiplinën e portugezit, ndërsa u shpreh se Argjentina duket e vendosur për të triumfuar sërish.

"Do ta quaja për ne Nata e Mesit? Unë vetë, të them të drejtën, duke qenë dhe si tifoz i Barcelonës, e kam pëlqyer. Por, por ta marrësh si sportist, më pëlqen dhe Cristiano Ronaldo për faktin që është produkt i punës. Ndërsa Messi nuk ka nevojë të themi se çfarë pasqyron në fushë. Është magjik. Edhe do të thoja që tregon që ka ardhur me synime të qarta Argjentina për ta fituar përsëri", u shpreh Çelmeta.

EMISIONET