Pas Ramës, edhe Balla sulmon Goxhajn: “Zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sulmuar Dritan Goxhajn pas paraqitjes së listës së kërkesave në protestën para Kryeministrisë, ku një ndër më kryesoret ishte dorëheqja e Edi Ramës.
Balla shkruan se Goxhaj është ‘zëdhënësi’ i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Sipas Ballës, Goxhaj prej kohësh del në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmar SHBA-të, Izraelin, por edhe Shqipërinë.
“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.
Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.”– shkruan Balla.

