Demokratët e disa qyteteve në mbështetje të Bashës: Zgjedhjet u blenë, kauza jonë nuk mbaron këtu

Demokratët e disa qyteteve në mbështetje të Bashës:

Disa degë të Partisë Demokratike në bashki të ndryshme të vendit janë shprehur në mbështetje të kryetarit të kësaj partie Lulzim Basha edhe pas rezultatit negativ të zgjedhjeve.

Dega e PD-së Krujë, Pogradec, Kolonjë, Korçë, Maliq dhe Berat kanë shfaqur këtë mbështetje në lidhje me kritikat në adresë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ku disa kërkojnë edhe largimin e tij nga drejtim i partisë.

Demokratët theksojnë se janë me Bashën, duke shtuar se populli votoi masivisht për ndryshimin, por pati ndikim krimi e shitblerja e votës, që dëmtuan zgjedhjet.

"Ne si Parti Demokratike shprehim mbështetjen maksimale për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha. Populli ishte nën presion me kërcënime dhe patronazhistë, duke ua blerë votën. Partia Demokratike u paraqit në zgjedhjet e 25 Prillit me një program e platformë të qartë në ndihmë të qytetarëve në ndryshim nga partia në pushtet e cila e kaloi të gjithë fushatën me tallje e fyerje për qytetarët. Fushata jonë, qytetari, vizion dhe shpresë. Jemi bashkë me Bashën, e vetmja shpresë për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kauza jonë nuk mbaron këtu!"

Sipas tyre,populli votoi masivisht për ndryshim, por ndikimi i grupeve kriminale dhe shitblerja e votës e dëmtuan procesin zgjedhor.

 

EMISIONET